Manchester City ka fituar 3-1 përball Dinamos së Kievit duke siguruar në një farë mënyre kualifikimin për në fazën çerekfinale të Champions Leagues për herë të parë në historinë e kësaj skuadre.
Ukrainasit e Dinamos së Kievit kishin shpresuar të bënin një paraqitje të mirë në Champions League, por kanë qenë të pafat mbrëmë, pasi skuadra mike angleze ka zhvilluar një prej ndeshjeve më me nivel të sezonit.
Skuadra e Pelegrinit shënon dy herë në pjesën e parë me Agueron dhe David Silvën, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Bujalski ngushton përkohësisht rezultatin deri sa Yaya Toure vulos shifrat në 3-1.
Nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 përballja mes Altetikos së Madridit dhe PSV Einthoven. Në “Filips Stadion” është zhvilluar një lojë shumë taktike dhe të pakta ishin rastet e shënimit.