Një gol i Sergio Agueros në minutën e 93-të i dha fitoren 2-1 Manchester City-it në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës ndaj surprizës Bristol City. Një sukses që i afron Citiziens me kualifikimin në finale edhe pse është ende për të luajtur edhe sfida e kthimit. Skuadra e Championship për pak sa nuk bëri surprizën edhe në Etihaad Stadium pasi e mbylli pjesën e parë në avantazh 0-1 pas golit të Reid nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 44-t. Megjithatë vetëm 45 minuta rezistoi Bristoli sepse në fraksionin e dytë fillimisht belgu Kevin De Bruyne, barazoi shifrat në minutën e 55-të ndërsa në kohën e shtesë pikërisht në të 92-tën, Aguero i dha fitoren skuadrës së Guardiolës.