Skuadra e Manchester City nuk njeh humbje që nga 15 janari në Premier Ligë. Së fundi qytetarët arritën të fitojnë në transfertë me Sunderlandin me rezultat 2-0 . Golat në këtë takim për ekipin e Pep Guardiolës i shënuan: Kun Aguero ,Lory Sane . Me këto tre pikë City kalon para Liverpulit në vendin e tretë me 55 pikë, ndërsa Sunderlandi mbetet në fund të renditjes me 19 pikë. Fiton dhe Tottenham Hotspur me Everton 3-2, dhe blindon vendin e dytë.
Dy ndeshje pa fitore, më në fund skuadra e Atletico Madridit ka gjetur rrugën e fitores. Këtë gjë arriti ta bëjë kundër Valencias në javën e 26-të në La Liga, të cilën e mposhti me rezultat 3-0. Antoine Griezmann zhbllokoi shifrat vetëm pas 10 minutave lojë, duke shfrytëzuar asistin e Koke. Në pjesën e dytë ishte Kevin Gameiro ai që dyfishoi, ndërsa Griezmann realizoi golin e tretë për “Los Colchoneros” dhe të dytin personal në minutën e 83-të. Tre pikë për Atletico Madrid, që rikthehet në vendin e katërt, me një pikë më tepër se rivalët e Real Sociedad.