Manchester City dhe Atletico Madrid kanë hedhur një hap të sigurt drejt çerekfinaleve të Champions League, pasi fituan ndeshjet e para që u zhvilluan dje në mbrëmje.
Mançester Siti fiton dhe bën një hap drejt kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. “Qytetarët” mposhtën 5-3 Monakon në një 90-minutësh të çmendur që i pati të gjitha.
Në “Etihad Stadium” u zhvillua një triller i vërtetë, me lojë të bukur, gola spektakolarë, gafa portierësh, penallti të humbura dhe emocione nga minuta e parë deri në të fundit. Golat për Cityn u shënuan nga Sterling, Aguero dy herë, Stone dhe Sane, ndërsa për Monaco shënuan Falcao dy herë dhe Lottin.
Atletiko Madridi është fare pranë kalimit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Fitorja 4-2 në Leverkusen e afron skuadrën e Diego Simeones me kualifikimin mes tetë më të mirëve të kontinentit.
Golat për Atletico Madrid u shënuan nga Saul, Gameiro dhe dy Torres, ndërsa për Leverkusen shënuan Belarabi dhe një autogol i Savic.