Manchester City e ka mposhtur me rezultat të thellë kampionin e evropës dhe të Spanjës, Real Madrid. Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur me rrjeta të paprekura.Ndërkohë, pjesa e dytë ishte krejtësisht në favorin e City-t, të cilët arritën të realizojnë 4 herë. Fillimisht Otamendi, Sterling, mbrojtësi Stone dhe në fund Diaz. Ndërkohë, golin e nderit në këtë takim për skuadrën e Zidane e shënoi Oscar.