Europa League nuk pati asnjë surprizë mbrëmjen e djeshme në ndeshjet gjysmëfinale të kthimit. Çiftet përcaktuan një finale mes Manchester United dhe Ajax.
"Djajtë e kuq" barazuan 1-1, në ndeshjen e zhvilluar në "Old Trafford", ndaj Celta Vigos, por u kualifikuan falë fitores me rezultatin minimal 0-1, të arritur në Spanjë.
Fellaini shënoi për ekipin e Mourinhos, ndërsa Roncaglia barazoi për spanjollët, në minutën e 84, por pa arritur të gjejnë golin e që do të bënte surprizën e mbrëmjes.
Në takimin tjetër, të luajtur në Francë, Lioni mposhti 3-1 Ajaxin, por u eliminua për shkak të humbjes së thellë 4-1, të rregjistruar në Hollandë.
Finalja e Europa League do të zhvillohet më 22 maj, në Stockholm.