Paul Pogba postoi një video në Instagramin e tij, ku shfaqet duke qeshur në “Old Trafford”, ndërsa Manchester United u eliminua nga Frank Lampard dhe Derby County në Kupën e Ligës.
Të qeshurat e Pogba, i cili nuk u thirr për këtë ndeshje dhe Mourinho sapo i kishte hequr shiritin e kapitenit, së bashku me shokët e tij, Pereira dhe Shaw, nuk iu kanë pëlqyer tifozëve të Manchester United.
“Pogba nuk përfaqëson atë që një kapiten duhet të transmetojë te Manchester United, ndaj ia hoqëm shiritin e kapitenit, sepse klubi është mbi të gjithë”, – tha Mourinho përpara ndeshjes, kur ende mediat nuk e kishin publikuar videon.