E ardhmja e Paulo Dybalas tek Juventusi shihet mjaft e dyshimtë. Për fantazistin janë hedhur teori nga më të ndryshmet se tek cili ekip mund të përfundojë këtë verë, duke e bërë të sigurtë largimin e tij. “Calciomercato” ka bërë të ditur se
Manchester United ka filluar kontaktet e para me drejtuesit bardhezinj, pas kërkesës së trajenrit Solskajer. Për transferimin e argjentinasit përflitet një shifër tek 100 milionë euro. Ndërkohë teoria tjetër mjaft e përfolur për të është edhe fakti që mund të përdoret për shkëmbimin me Mauro Icardin nga Interi.