INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mandatet e humbura në Kushtetuese, 6 deputetët që u përjashtuan në 7 vite

Mandatet e humbura në Kushtetuese, 6 deputetët që u përjashtuan në 7 vite

Publikuar më: 16:26 05-01-2018

Shkelja e ligjit nga deputetët ndër vite ka sjellë dhe ndërprerjen e mandatit të tyre nga Gjykata Kushtetuese. Përfitimi i fondeve publike apo përfshirja e tyre në vepra penale ka sjellë largimin e tyre nga Parlamenti shqiptar. E që prej miratimit të ligjit të Dekriminalizimit të shumtë kanë qenë emrat që janë përjashtuar nga foltorja e Kuvendit. Në 7 vitet e fundit kanë qenë disa raste kur deputetëve iu është ndërprerë mandati. Në qershor të vitit 2011 Ilir Beqja humbi mandatin e deputetit. Me kërkesë të shumicës kushtetuesja vendosi ndërprerjen e mandatit të deputetit, pasi ai përfitoi fonde publike në bashkinë e Durrësit. Por socialistët betejën me gjykatën kushtetuese e humbën edhe në rastin e Koço Kokëdhimës. Në maj të 2016, kur në pushtet ishin socialistët, kushtetuesja vendosi për ndërprerjen e mandatit të Koço Kokëdhima, një nga miqtë më të ngushtë në atë kohë me kryeministrin Rama. Kompanitë e drejtuar nga Koço kokëdhima fituan tenderë publike të shpërndarjes së internetit, teksa ky i fundit ushtronte mandatin e deputetit. Ligji për konfliktin e interesit e ndalon kategorikisht, e që kjo i kushtoi jo vetëm mandatin për dhe largimin nga partia socialiste Koço Kokëdhimës, një eksponent kryesor për shkak të afërsisë me liderin socialist.

Edhe mandati i Mark Frrokut u dërgua në kushtetuese, por vetëm pak ditë përpara se sa të shpallej vendimi, Frroku me bëj lëvizje të beftë në nëntor të 2015 dhe vendosi të japë dorëheqjen nga ushtrimi i parlamentarit. Por me hyrjen në fuqi të ligjit të Dekriminalizimit shumë emra deputetësh u përfolën për shkelje të tij, e disa prej tyre e humbën dhe mandatin e deputetit. Arben Ndoka vendosi të largohej nga politika, pasi në dosjen e vetdeklarimit nuk kishte deklaruar veprat penale për të cilat ishte ndjekur penalisht në Itali. Por Ndoka vendosi që kjo çështje mos të përfundonte në dyert e kushtetueses, pasi ai dha dorëheqjen. Ndërsa ish deputeti i PDIU Dashamir Tahiri, jo vetëm që humbi betejën në KQZ por edhe në Gjykatën Kushtetuese. Fshehu një vepër penale në formularin e vetdeklarimit, e po me të njëjtën akuzë edhe ish deputeti i LSI shkëlqim Selami humbi mandatin e deputetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211