INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MANDATET e opozitës, reagon KiE: Parlamentarët i përkasin parlamentit

MANDATET e opozitës, reagon KiE: Parlamentarët i përkasin parlamentit

Publikuar më: 12:55 26-02-2019

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shprehur shqetësimin për dorëheqjen e deputetëve të opozitës nga mandatet parlamentare.

“Në një shoqëri demokratike, parlamenti është qendra e debatit politik, dialogut dhe diskutimit. Parlamentarët i përkasin parlamentit! “, thuhet në deklaratë. Duke përshëndetur faktin se protestat e fundjavës së kaluar u zhvilluan në mënyrë paqësore, ata i bënë thirrje deputetëve të opozitës të rishikojnë vendimin e tyre për dorëheqje nga mandati dhe të rinisin punën në parlament.

Në të njëjtën kohë, ata i bënë thirrje shumicës në pushtet që të sigurojnë një hapësirë të përshtatshme për opozitën për të funksionuar dhe për t’u angazhuar në një dialog të sinqertë dhe domethënës mbi reformat kyçe dhe qeverisjen e vendit. “Të dyja palët duhet të përdorin parlamentin për t’u angazhuar, në mirëbesim, në një dialog të tillë në mënyrë që të kapërcehet stuhia aktuale politike. Nëse kërkohet, ne jemi të gatshëm për të ndihmuar kolegët tanë nga të dyja palët në këtë përpjekje, “përfundon deklarata e bashkëraportuesve për Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045