INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mandati i Kokëdhimës në Kushtetuese: Çfarë thotë deputeti socialist?

Mandati i Kokëdhimës në Kushtetuese: Çfarë thotë deputeti socialist?

Publikuar më: 13:21 20-04-2016

Vetëm një vit nga ardhja në pushtet e socialistëve, demokratët denoncuan shkeljen e Kushtetutës nga deputeti Koço Kokëdhima, i cili sipas opozitës ka përfituar fonde publike ndërsa ushtronte mandatin e deputetit. E për këtë çështje PD kërkoj ndërprerjen e mandatit të deputetit, gjë e cila u kthye në "moll sherri" mes shumicës dhe pakicën në Parlament.

Por vetëm pak javë më parë shumica vendosi ta dërgojë këtë çështje për shqyrtim në kushtetuese, ndërsa këtë të mërkurë filloj dhe shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.

Do të jetë vendimi i kushtetueses ai që do të vendosë mbi fatin e mandatit të deputetit socialist Koco Kokëdhima. Ndërkohë avokati i Kokëdhimës, Artan Hajdari, kërkon rrëzimin e çështjes.

Vetë Kokëdhima deklaroi në seancë se cënimi i mandatit të tij të deputetit po bëhet pa asnjë shkak.

Kokëdhima:

“Kam ardhur në gjykatë me besimin e plotë tek drejtësia. Jam në dispozicion të çdo kërkesë. Shoqëritë e mia s’kanë marrë pjesë në tendera që kur u bëra deputet. Kam kërkuar të qartësohem për çdo moment të konfliktit të interesit. I jam drejtuar ILDKP e Kuvendit për t’i marrë opinion. Cënimi i mandatit pa asnjë shkak, cënon të drejtat e mia”.

Gjatë shqyrtimit të çështjes në kushtetuese, të pranishëm në seancën gjyqësore ishin të pranishëm dhe disa deputetë socialistë.

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084