INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mandati i Zoran Zaev. Mediat maqedonase deklarojnë se e merr të Enjten [VIDEO]

Publikuar më: 13:29 16-05-2017

“Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ka të ngjarë që të enjten të marr mandatin për të formuar Qeverinë e re nga presidenti Gjorge Ivanov, një ditë para skadimit të afatit ligjor, spekulohet nga kabineti i Presidentit”-shkruan TetovaSot. Të enjten më 19 maj skandon afati kushtetues i presidentit për dorëzimin e mandatit shumicë së re parlamentare liderit të LSDM. Kjo media i referohet burimeve të saj brenda kabinetit të kreut të shtetit të cilat kanë deklaruar  se “Gjëja më e rëndësishme është se ka vullnet për të zgjidhur situatën dhe besojmë se më 18-të do të përfundojmë gjithçka. Por ndërkohë burimeve të TV24, thonë se presidenti i vendit nuk do ta presë të enjten në Republikën e Maqedonisë. Ai do të niset për një udhëtim zyrtarë. Ndërkohë, kryeparlamentari i ri, Talat Xhaferi në një intervistë televizive deklaroi se, bazuar në afatet kushtetuese ai është i obliguar që ta respektojë vullnetin e shumicës së deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë. Sipas tij, qeveria do të formohet edhe pa mandatin e presidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949