INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mandatohet Zoran Zaev. Për 10 ditë krijohet qeveria e re [VIDEO]

Publikuar më: 14:12 17-05-2017

Maqedonia do të ketë brenda 10 ditësh qeverinë e re. Ky është premtimi i Zoran Zaev, që sot u mandatua zyrtarisht nga presidenti Gjorge Ivanov. U deshën plot gjashtë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare që Maqedonia të kapërcente krizën duke i hapur rrugë krijimit të qeverisë së re. Presidenti Ivanov u dorëzua në fund pasi mori më herët garancinë e firmosur se kjo shumicë do të garantojë unitetin e shtetit të Maqedonisë. Ivanov deklaroi gjatë ceremonisë së mbajtur për dhënien e mandatit “se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar dhe se tani duhet përmbushur obligimet kushtetuese”.
Ivanov:
Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin me qeverisë së re janë mënjanuar. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e RM-së, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jetë kandidat të cilit do të ndahet mandati për formimin e Qeverisë së RM-së.
Edhe i mandatuari për krijimin e qeverisë së re Zaev, deklaroi se pengesat për ndarjen e mandatit janë tejkaluar. Ndërkohë ai ka bërë publike qytetarëve deklaratën që garanton karakterin unitar të shtetit dhe kushtuetshmërinë e tij.
Zaev:
Edhe njëherë dua të konstatoj para mbarë opinionit se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar. Garantojmë karakterin unitar të shtetit, integritetin territorial, pavarësinë dhe multi-etnicitetin e Republikës së Maqedonisë. Garantojmë rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale të RM-së. Garantojmë mbrojtjen e interesave shtetërore .
Lajmi i dhënies së mandatit kryetarit të LSDMS, Zoran Zaev u bë publik në faqen zyrtare të presidencës. Kjo e fundit njoftonte se në orën 12:00 presdienti Gjorge Ivanov do ti jepte mandatin kreut të shumicës parlamentare.

Article Logic
Execution time: 0.0040910243988037