Këtë të diel, në emisionin e përjavëshëm “E diela Shqiptare” në rubrikën “Shihemi në gjyq” protagonistë kanë qenë dy figura shumë të njohura të publikut shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarët e këngës hit “Të ka lali shpirt” Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi.
Mandi e ka akuzuar rëndë Silva Gunbardhin duke i thënë se ajo ka marrë më shumë fitime se ç’duhet, dhe ai nuk është vlerësuar monetarisht aq sa meritohej.
Mandi Nishtulla është shprehur se edhe pse Silva ka kontributin e saj në këngë, ajo ka shkelur kontrata, ka keqpërdorur emrin e tij dhe ka falsifikuar firmat e tij në mënyrë të tillë që ai mos të marrë fitimet e merituara.
Silva i ka kërkuar mos ta akuzojë më duke i thënë se kontratat nuk janë falsifikuara dhe këto janë lehtësisht të vërtetueshme.
Ardit Gjebrea ndërkohë, ka ndërhyrë duke sqaruar për publikun për procedurat e marrjes së pasurisë në një këngë të caktuar, kurse Eni Çobani ka thënë se gjatë publikimit të “Të ka lali shpirt” nuk ka egzistuar ligji i të drejtës së autorit.
“Ligji për të drejtën e autorit është krijuar në Shqipëri në vitin 2016, kurse kontrata juaj është e përkthyer, por përkthimi është bërë në mënyrë të jashtëligjshme.”- ka konstatuar ajo.