INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mangosteen: I njihnit vlerat e këtij fruti të rrallë? [FOTO]

Mangosteen: I njihnit vlerat e këtij fruti të rrallë? [FOTO]

Publikuar më: 11:04 12-04-2018

Për të gjithë ata të cilët e dëgjojnë për herë të parë këtë emër, mangosteen është një frut tropikal me gjelbërim të përhershëm i cili mendohet ta ketë origjinën nga ishujt Sunda në Indonezi.

Mangosteen i purpurt, ka qene një frut i lakmuar në Tajlandë vite më parë dhe lëngu i tij është tregtuar nga një kompani si pije shëruese e krahasueshme me efektin e ilaçeve për shumë sëmundje.

Por pas një hetimi këto karakteristika u konsideruan si reklama mashtruese dhe kompania që komercializoi ishte sanksionuar. Megjithatë, përtej  këtij episodi të keq, fruti përmban në të vërtetë shumë substanca të dobishme dhe ka shije të shkëlqyeshme, prandaj ka shumë arsye ta keni mbi tavolinën tuaj.  Mangosteen është një frut pak i njohur por i pasur me vlera shëndetësore, veçanërisht për lëkurën.

Edhe pse nuk ka ardhur ende tek ne, ka nisur të shfaqet në raftet e supermarketeve dhe në dyqanet më të mira të frutave dhe perimeve.

Vendet ku prodhohet e kanë përdorur me shekuj për vetitë shëruese që ka. Gjithashtu mangosteen përdoret edhe në kremrat kozmetikë si dhe për solucionet hidratuese.

Ky frut me tul të bardhë dhe lëkurë të kuqe në vjollcë ka gjithashtu një shije shumë të mirë.

Emri botanik i mangostinës është Garcinia mangostana.Për ta konsumuar, fruti pritet në mes me një thikë dhe pasi e ndan në gjysmë, i nxjerr ‘karafilët’ e pulpës.

Si frutat ashtu edhe disa pjesë të bimës përdoren në mjekësinë tradicionale Lindore kryesisht si një anti-inflamator.

Ka fuqi si  antioksidant, shumë i dobishëm në luftimin e radikaleve të lira dhe në luftimin e plakjes, veçanërisht të lëkurës.

Fruti ka rreth 70 kalori për 100 gram, është e pasur me vitaminë C dhe B, fibra dhe minerale të tilla si bakri, mangani, magnez, kalcium dhe kalium.

mangosteen_625x350_41464952838.jpg

Një nga virtytet më të mira të mangostinës është efekti i saj në lëkurë: çdo ditë duke pirë dy ose tri lugë lëng të holluar me ujë  ndihmon në luftimin e akneve dhe skuqjen  e tyre (dhe për të rritur këtë efekt ju gjithashtu mund të përdorni vajra në bazë të këtij fruti). Mangosteen përmirëson tonifikimin  e lëkurës, stimulon qarkullimin e qelizave dhe ndihmon balancën natyrale të epidermës, duke nxitur hidratimin. Aplikimi i saj në verë ndihmon në reduktimin e ekspozimit të lëkurës ndaj rrezeve UV  duke  parandaluar plakjen.

download.jpg

 

I vetmi efekt anësor i saj është me dozën e madhe të xanthones që përmban të cilat mund të ndiokojnë në mpiksjen e gjakut.  Nëse merrni ilaçe anti-koagulant  duhet kontaktoni mjekun tuaj më parë.

mangosteen-2477553_960_720.jpg

 

mangosteen_2212.gif

 

rtrt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666