INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manjani: 670 persona përfitojnë nga amnistia

Manjani: 670 persona përfitojnë nga amnistia

Publikuar më: 12:05 19-12-2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se amnistia u drejtohet grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, por jo përsëritësve të veprave penale, dhe dhunuesëve të grave. Ai u shprehë kështu gjatë një seancë dëgjimore për amnistinë e fundvitit, të mbajtur në Komisionin e Ligjeve.
Manjani foli për kategoritë e të dënuarëve që përiftojnë nga kjo amnisti ndërsa u shpreh se amnistia nuk ka si qëllim uljen e mbipopullimit në burgje. “Amnistia e fundvitit nuk ka për qëllim të ulë mbipopullimin në burgje. Por ka një specifikë, ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit. Ne do t’i japim shans të gjithëve për barazi para ligjit”-deklaroi kreu i Drejtësisë.
Rreth 670 persona do të lënë qelitë për të festuar këtë fundvit të lirë.
“Ka disa kategori të dënuarish që nuk përfitojnë nga amnistia. Zyrtarët publikë nuk përfitojnë. Nuk përfitojnë përsëritësit, as vrasësit. Po kështu nuk amnistohen dhunuesit në familje”, tha ministri Manjani.

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117