INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manjani i përgjigjet Lu: “Nuk e arrestoj unë Klement Balilit”

Manjani i përgjigjet Lu: “Nuk e arrestoj unë Klement Balilit”

Publikuar më: 10:55 15-12-2016

Ylli manjani është distancuar institucionalisht nga përgjegjësia e vënëies përballë drejtësisë të shumëkërkuarit Klement Balili. Në një prononcim për mediat nga Sllovenia, Ylli Manjani thotë se nuk është ai në dorë që e ka në dorë vënein përballë drejtësisë të Balilit dhe se është dakort me qëndrimin e Ambasadorit Amerikan Donald LU.
Ylli Manjani:
“Ministri i Drejtësisë nuk ka pranga, ai që e ka në dorë le ta bëjë detyrën. Kush e kishte në dorë dhe kush e ka ën dorë le ta bëjë, kush e kishte dhe kush e ka në dorë le ta bëjë. Unë jam plotësisht dakort me Ambasadorin Lu”.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar sot nga Sllovenia duke kërkuar të mos barazohen përgjegjësitë.
“Mostrajtimi apo trajtimi i gabuar i kësaj çështje nuk mund t’i barazojë institucionet e shtetit në përgjegjësi dhe as të luhet “ping-pongu” i radhës. Ligji shqiptar përcakton qartë se kush arreston, kush ndalon, kush akuzon dhe kush dënon persona të përfshirë në shkeljet e ligjit”.
Këto qëndirme Manjani i dha nga Sllovenia, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ministerial të Ballkanit Perëndimor për Çështjet e Drejtësisë dhe ato të Brendshme.

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758