INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli Manjani “mollë sherri” në Grupin e PS-së

Ylli Manjani “mollë sherri” në Grupin e PS-së

Publikuar më: 12:54 17-05-2016

Ministri i Drejtësi Ylli Manjani është kthyer në “mollë sherri” në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Mediat kanë raportuar këtë të marte, se qëndrimet e Ministrit të Drejtësisë janë bërë pjesë e debatit në grupin socialist mes Gramoz Ruçit dhe Erjon Braçes. Deputeti Braçe ndihet i fyer nga qëndrimet e Ylli Manjanit, i cili sipas tij po hedh baltë mbi maxhorancën. Braçe kërkon që Manjani duhet jo vetëm të japë shpjegime mbi këto qëndrime por dhe të ketë një ndjesë publike. 

“Në këtë drejtim edhe unë dua të ngre një shqetësim. Prej javësh, ministri i Drejtësisë hedh baltë mbi mazhorancën. Këto qëndrime nuk duhen anashkaluar. Ai duhet të japë shpjegime mbi këto qëndrime që na prekin. Unë nuk besoj se janë rastësore dhe aq sporadike që sa herë del ministri Manjani thumbon në krahun tonë. Në këtë aspekt, duhet të mbahet një raport apo qëndrim sepse s’mund të durojmë dhe as tolerojmë të tilla qasje. Ai duhet të dalë e të kërkojë ndjesë, se ka cënuar koalicionin”.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322