INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manjani në alarm: Kemi tendenca shthurjeje në punën e gjyqësorit

Manjani në alarm: Kemi tendenca shthurjeje në punën e gjyqësorit

Publikuar më: 11:02 21-03-2016

Nuk ka më asnjë dilemë se Reforma në Drejtësi do të realizohet. Ky është qëndrimi i Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, në fjalën e tij në Konferencën Gjyqësore. Por Manjani ka një tjetër shqetësim në këto momente, kur Reforma ne Drejtesi është drejt finalizimit.

“Jo më zvarritje gjyqeve përmes raporteve mjekësore fiktive. Mes gjyqtarëve ekziston tendenca sikur po punohet për ditën e fundit. Kemi tendenca shthurjeje në punën e përditshme të gjyqësorit. Në emër të së ardhmes po iu shesim qytetarëve padrejtësi. Këto gjëra janë të papranueshme për republikën tonë të përbashkët. Secili të bëjë punën që i takon. Askush të mos trembet nga reformat, puna duhet të vijojë”.

I pranishëm në Konferencën Gjyqësore, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, u bëri apel të gjithë aktorëve të përfshirë në reformën në drejtësi që të gjejnë një konsensus.

“I drejtoj një apel aktorëve të përfshirë në reformë, që në frymën e opinionit të Venecias, të gjejnë konsensusin. Reforma duhet të ketë si qëllim primar objektivat europianë të vendit. Kemi detyrimin moral për të fokusuar të gjithë vëmendjen në reformimin e gjyqësorit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035831928253174