Një ditë më parë gjykata ktheu në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, por ky vendim u cilësuar nga opozita si një “akt mafioz” nga Kryeministrit Edi Rama. Sipas demokratëve, gjykata mori këtë vendim nën presionin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit, për të mos zbuluar një nga skandalet më të mëdha të qeverisë, atë të përgjimeve.
Por një ditë më vonë, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i bëri thirrje gjyqtarëve të denoncojnë nëse ka apo jo presione politike ndaj tyre për vendimin e Çakos.
Ylli Manjani:
“S’kam dijeni për presione politike, por si Ministër i Drejtësisë nxis të denoncojë nëse ka presione politike. Askush nuk mund të fshihet pas alibive reciproke. Vendimi i gjykatës është vendim dhe nuk kometohet. Nëse arsyet që e kanë çuar në vendim janë ekstra atëherë duhen parë.
Duke u ndalur tek hetimet e çështjes së “përgjimeve”, Manjani dha këtë deklaratë.
Ylli Manjani:
“Në dijeninë time hetimet vazhdojnë dhe vazhdojnë me shumë intensitet. Unë vetë kam çuar letërporosi për prokurorinë italianë për të thelluar hetimet”.