INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manjani: Pezullimi i ligjit ka pasoja negative për pronarët dhe për shoqërinë shqiptare

Manjani: Pezullimi i ligjit ka pasoja negative për pronarët dhe për shoqërinë shqiptare

Publikuar më: 19:50 24-03-2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha në një deklaratë për shtyp se ligji i ri për pronën ka hyrë në fuqi dhe sot ka nisur zbatimin e tij.

Ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese është dërguar një kërkesë për pezullimin e ligjit të ri nga Partia Demokratike dhe Shoqata e ish-pronarëve. Lidhur me këtë fakt, ministri Manjani u shpreh se pezullimi i ligjit nuk mund të ndodhë nëse zbatohet Kushtetuta.

Sipas tij, një vendim i tillë do të kishte pasoja katastrofike për pronarët, por edhe për shoqërinë shqiptare. "Pezullimi i ligjit të pronave do të kishte pasoja katastrofike jo vetëm për pronarët, por edhe për shoqërinë shqiptare", u shpreh Manjani, duke e cilësuar pezullimin e ligjit si të palegjitimuar nga ana kushtetuese. "Nuk ka asnjë rresht që të legjitimojë pezullimin e akteve nga Gjykata Kushtetuese. Kjo është Kushtetuta e Shqipërisë nga A-ja te Zh-ja", theksoi Manjani.

“Pezullimi do të digjte 25 milionë dollarë fond për kompensimin e pronarëve, si dhe do të bllokoheshin 20 mijë hektarë tokë bujqësore. S'është as në interesin e pronarëve, as të shtetit shqiptar. Është një çështje e shoqërisë shqiptare, është një çështje e pronarëve", u shpreh ministri Manjani.

Article Logic
Execution time: 0.0037147998809814