INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manjani: Prej 6 muaj Rama presion Metës, partnerët kërkuan shkarkimin e Tahirit

Manjani: Prej 6 muaj Rama presion Metës, partnerët kërkuan shkarkimin e Tahirit

Publikuar më: 13:26 30-01-2017

Në një konferencë për shtyp nga zyra e ministrisë Ylli Manjani ka deklaruar se Kryeministri rama ka më shumë se 6 muaj që I ka bërë presion Kryeparlamentarit Ilir Meta për shkarkimin e tij. Duke e cilësuar si hakmarrje politike ndaj tij, shkarkimin nga posti i ministrit, Manjani lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit.
Ylli Manjani:
“U njoftova nga mediat për shkarkimin tim. Duhet të komunikojmë përmes medias sepse dhe Whatss up dhe sms nuk funksionojnë. Kam qenë dhe mbetem profesionist. Ilir Metës i jam mirënjohës. Rama ka harxhuar kohë për ti bërë presion Metës. Ajo që thotë është se unë flas pa lejen e Fugës. Në një sistem demokratik ministrit kërkohet ti mbyllet goja. Shkarkohesh se flet pa lejen e Fugës.
Kryeministrit i është kërkuar shkarkimi i ministrit të brendshëm. Ia kanë kërkuar partnerët dhe ai e di. E vërteta e kësaj qeverie është se është e kapur dhe është jashtë cdo standardi. Në Santa Kuranta ministrat flinin me dashnore. Këto nuk i di unë por janë të regjistruara nga shërbimet partnere. Kryeministri priste dorëheqje por nuk kam pse të jap dorëheqjen”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656