INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manjani: Të përjashtohet Gjin Gjoni!

Manjani: Të përjashtohet Gjin Gjoni!

Publikuar më: 12:48 07-03-2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, do të kërkojë shqyrtimin e kërkesës për përjashtimin e anëtarit të KLD-së, Gjin Gjoni, nga proçesi për kreun e gjykatës së Apelit të Tiranës.

“Është një kërkesë që vjen nga njëri prej kandidatëve për Gjykatës së Apelit. Kërkesën ta parashtroj në KLD”.

Ky fakt është bërë me dije nga vetë Ministri, një ditë pasi gjyqtari Alaudin Malaj, të cilit i ka mbaruar mandati në krye të Apelit, i kërkoi përjashtimin e Gjin Gjonit  nga votimi për  shkak se është në konflikt interesi.

Alaudin Malaj kërkon përjashtimin e Gjin Gjonit  nga votimi për  kryetarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, me anë të një shkrese drejtuar Ministrit të Drejtësisë.  Malaj thotë se marrja pjesë e Gjin Gjonit në këtë proces përbën konflikt të hapur interesi.

“Kërkoj që ky anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të mos marrë pjesë në asnjë fazë të proçesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për postin drejtues të kësaj gjykate, pasi gjendet në kushtet e pengesës ligjore dhe konfliktit të hapur të interesit. Përjashtimi i tij nga ky proçes, duhet të bëhet për të hequr çdo dyshim për njëanshmëri në lidhje me ecurinë e procesit të vlerësimit të kandidaturës sime, me qëllim që ky proçes të jetë sa më transparent, i drejtë dhe për të respektuar garancitë maksimale proçedurale”.

Article Logic
Execution time: 0.0019819736480713