INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manuel Vals shpall kandidaturën për president të Francës

Manuel Vals shpall kandidaturën për president të Francës

Publikuar më: 09:34 06-12-2016

Kryeministri francez Manuel Vals bëri me dije se do të garojë për president në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2017.

“Unë jam kandidat për Presidencën e Republikës”, tha Vals i rrethuar nga mbështetësit. “Kam fuqinë brenda meje, që shkon përtej fjalëve. Unë dua të jap gjithçka për Francën, e cila ka më ka dhënë shumë”, shtoi ai. Kandidati socialist theksoi se: “E djathta ekstreme po qëndron në prag të pushtetit. Le ta zmbrapsim”.

Valls është një emër mjaft popullor në rrethin e Partisë Socialiste, ai përkrahet nga të gjitha moshat, individët apo bizneset të cilët e shohin si personin që ofron politikat e duhura për ta. Në një sondazh të kryer së fundmi, 54% e pjesëmarrësve e konsiderojnë Valls si favoritin socialist në primaret e janarit.

Ndërsa nga ana tjetër, rreth 80% u shprehën të kënaqur nga fakti që Francois Hollande nuk do rikandidojë për president. Nëse Manuel Valls del me sukses, ai do të përballet me Francois Fillon e Partisë Republikane dhe Marine Le Pen udhëheqësen e ekstremit të djathtë Fronti Nacional në zgjedhjet e pranverës së ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895