Marina Vjollca ka qenë krah Edi Manushit në bashkëprezantim për një kohë goxha të gjatë në ‘Proçesi Sportiv’ në Top Channel.
Megjithë edhe pse mendohej se biondja simpatike ishte e preferuara e tij, Manushi këtë herë e ‘tradhëtoi’. Sot ai jo vetëm që ka në krah Luanën në bashkëprezantim, në ‘Shiko kush luan’, por edhe zgjedh si më të bukurën atë. Ka qenë kjo e fundit që e ka pyetur se cila prej motrave është më e bukur dhe Manushi as nuk ka hezituar që të zgjedhë Luanën. ‘Marina, e dëgjove?’, ishte komenti euforik I Luanës në ato moment.