Një shtetas maqedonas ka tentuar të korruptojë policin e qarkullimit rrugor me 5 euro.
Mësohet se 32 vjecari ishte pasagjer në një kamion që shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.
Menjëherë pas kësaj shtetasi Tomislav Ristovski, 32 vjeç është arrestuar nga policia.
Njoftimi i policisë
Tenton të korruptojë punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, por arrestohet nga Policia.
Më datë 09.08.2018, rreth orës 08:30, punonjësit e qarkullimit rrugor, kanë konstatuar mjetin kamion tip "DAF", me drejtues shtetasin maqedonas Z. A., 41 vjeç dhe pasagjer shtetasin T. R., 32 vjeç, në një orar ku lëvizja e mjeteve të këtij lloji ishte e ndaluar.
Nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor është bërë ndalimi i mjetit, ku drejtuesit të mjetit i është komunikuar arsyeja e ndalimit dhe ndëshkimi me adminstrative. Gjatë kësaj kohe, pasagjeri që ndodhej në mjetin kamion tip "Daf", shtetasi T.R., i ka ofruar shumën prej 5 euro, punonjësit të qarkullimit rrugor në këmbim të mos vënies së masës administrative. Për pasojë në kushtet e flagrancës, është bërë arrestimi i menjëhershëm i shtetasit maqedonas :
- Tomislav Ristovski, 32 vjeç, banues në Maqedoni.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale "Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.