Zëvendës trajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani pas përfundimit të takimit kundër Maqedonisë ka bërë një veprim që ka mahnitur të gjithë të pranishmit në “Loro Boriçi”.
Një vepër humane kjo e Tramezzanit i cili shkoi të përqafonte mesfushorin e djathtë të Maqedonisë, Spiroskin duke e ngushëlluar të mos mërzitej.
Ky veprim nuk ka kaluar pa u rënë në sy mediave maqedonase të cilat e vlerësojnë tepër, Paolo Tramezzanin.