INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Maqedonasit në festë. Me flamuj dhe banderola pas largimit të Gruevskit [VIDEO]

Publikuar më: 13:36 18-05-2017

Mandatimi i liderit të LSDM-së Zoran Zaev për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë ka sjellë edhe reagimet e para të qytetarëve. Ata janë mbledhur para godinës së qeverisë për të festuar kështu largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski. Qytetarët kanë qëndruar para ndërtesës së kryeministrisë ndërsa valëvisnin flamurin kombëtar. Bëhet fjale për një organizim të mbajtur nga “Revolucioni i Larmë” i cili ka zgjedhur këtë mënyrë për të festuar ikjen e Gruevskit. Ndërkohë i mandatuari Zaev , deklaron se do të ishte mirë që në koalicionin e ardhshëm qeveritar të merrnin pjesë të treja partitë shqiptare, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa. Kreu i LSDM-së deklaroi se negociatat do ti nisë fillimisht me BDI, e se takimi me krerët e saj është lënë për ditët në vazhdim. Shumë shpejtë do të realizoj takimin edhe me Aleancën për Shqiptarët. Formimi i shpejtë i Qeverisë, sipas Zaevit, do t’i hapte rrugën zgjidhjes sa më të shpejtë të çështjeve, siç është zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale. Më herët Zaev u takua me Lëvizjen Besa, e cila e vlerësoi takimin si mjaft pozitiv por deklaroi se akoma nuk ka vendosur nëse nëse do të jetë ose jo, pjesë e qeverisë së re.

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449