INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Maqedoni. Ahmeti nuk heq dorë nga kërkesa për zyrtarizmin e gjuhës shqipe [Video]

Publikuar më: 15:49 17-01-2017

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka rikonfirmuar, se nuk do të heq dorë nga kërkesa për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit. Sipas Ahmetit, BDI nuk është e interesuar që të hyjë në qeveri me çdo kusht. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e mbetjes në opozitë nëse kërkesat e shqiptarëve nuk pranohen. Kreu i BDI bëri të ditur se konsultimet për formim të qeverisë po vijojnë me të gjitha partitë politike. Sipas tij gjuha shqipe, reformat dhe integrimi në NATO dhe BE mbeten prioritete absolute dhe të panegociueshme për BDI-në. Qëndrimi i Ahmetit vjen pas deklaratës së të mandatuarit për krijimin e qeverisë së re, Nikolla Gruevskit se nuk pranon kërkesën e panegociueshme të BDI-së për gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Republikes së Maqedonisë. Refuzimi i kërkesave të panegociueshme mund të çojë në dështimin negociatave, mes dy partive që dikur ishin aleate në qeverisjen e Maqedonisë.

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376