INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedoni. Drejtori i policisë sekrete zbulon planin për dështimin e referendumit

Maqedoni. Drejtori i policisë sekrete zbulon planin për dështimin e referendumit

Publikuar më: 09:46 22-09-2018

Një javë para mbajtjes së referendumit, drejtori i policisë sekrete (DSK) Goran Nikollovsaki zbulon se Rusia po ndikon që pjesëmarrja në referendum të ulet. Gjatë një interviste në një emision televiziv Nikollovsaki deklaroi se nuk ekziston kërcënim i hapur mbi sigurinë e Republikës së Maqedonisë. INA shkruan se “ai vlerëson se fushata negative e cila ndërlidhet me Rusinë është e pranishme për disa vite me radhë”.
“Deri në vitin 2008 Rusia nuk kishte asgjë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Pas kësaj periudhe kohore kanë ndryshuar qëndrimet, duke filluar me deklaratat e Lavrovit, ku thuhet se nuk kanë asgjë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE-së, por se janë kundër anëtarësimit në NATO”, thekson ai. Sipas tij, Rusia gjithsesi ka një ndikim. Në botën moderne lufta nuk zhvillohet me revolver, por përmes ekranit me prekje. “Çfarë është ajo që ne e shohim në terren në Maqedoni? Shohim një shfaqje të organizuar në rrjetet sociale, e cila ka për qëllim zvogëlimin e pjesëmarrjes në referendum, dështimin e referendumit, diçka që do të shkaktonte më tej një seri ngjarjesh. Para së gjithash lajme të rreme dhe gjysmë të vërteta”, sqaron ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729