INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedoni, Kuvendi voton ndryshimet kushtetuese. Zaev: Moment historik!

Maqedoni, Kuvendi voton ndryshimet kushtetuese. Zaev: Moment historik!

Publikuar më: 08:26 20-10-2018

Kuvendi i Maqedonisë, miratoi me 80 vota pro, propozimin e qeverisë për ndryshimet kushtetuese. Kundër votuan 39 deputetë të partisë opozitare VMRO DPMNE, por 8 deputetë të koalicionit opozitar votuan për kërkesën e qeverisë, me çka u siguruan votat e nevojshme prej dy të tretash, aq sa janë të domosdoshme për të kaluar kërkesa e ekzekutivit. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale. Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për media i shoqëruar nga deputetët tha se Maqedonia me këtë votim ka bërë një hap të madh në drejtim të realizimit të marrëveshjes me Greqinë për emrin që garanton të ardhme për shtetin dhe qytetarët.
“Sot është një ditë historike për vendin tonë. Së bashku kemi shkruar historinë. Pasi shumica e qytetarëve miratuan marrëveshjen në referendum, sot Kuvendi me dy të tretat mundësoi të ecin para në aleancat më të mëdha perëndimore në Botë. Maqedonia do të jetë pjesë e Botës”, deklaroi Zaev. “Udhëtimi jonë drejtë BE-së dhe NATO-së sapo ka filluar, na pret shumë punë që këtë rrugë ta bëjmë më të shkurtër. Na pret miratimi i amendamenteve. Duhet të fokusohemi në realizimin e reformave”-vijoi kryeministri.Sa i përket mbështetjen që mori nga grupi i deputetëve të VMRO-së që janë të akuzuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill. Zaev tha se vota e tyre për ndryshimet kushtetuese nuk nënkupton edhe lirimin e tyre nga procesi gjyqësor, i cili do të vazhdojë duke respektuar në tërësi ligjet në fuqi.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432