INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedoni, presidenti Ivanov kundër ligjit për gjuhët: Është antikushtetues

Maqedoni, presidenti Ivanov kundër ligjit për gjuhët: Është antikushtetues

Publikuar më: 10:57 15-03-2018

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka quajtur “antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike”, miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Kuvendit të Maqedonisë.

Ai ka bërë të ditur vendimin e tij për mos dekretimin e këtij ligji, të miratuar ditën e djeshme nën tensione nga shumica parlamentare.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve, në mënyrën se si është hartuar, por edhe votuar do të shkaktoj bllokadë të plotë në punën e institucioneve. Në kushte të bllokadës së institucioneve, gjasat janë të mëdha që të hapet edhe çështja e ridefinimit të rendit tonë kushtetues. Ligji për përdorimin e gjuhëve është jo i drejtë, ligj represiv, që favorizon vetëm se një gjuhë. Një ligj i tillë do të shkaktoj tensione dhe paraqet kërcënim për bashkëjetesën ndëretnike. Si Presidenti i shtetit këtë unë nuk do ta lejoj. Andaj, nuk do të nënshkruaj dekretin për shpalljen e këtij ligji të miratuar në këtë formë”, ka deklaruar presidenti Ivanov në njoftimin për mediat.

Ai ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit, Zoran Zaev dhe shumicës parlamentare për siç ka thënë, mos respektimin e garancive të dhëna se do të respektojnë kushtetutën dhe se nuk do të miratojnë ligj antishtetërore.

Por, bazuar në nenin 75 të kushtetutës shkruajnë mediat, presidenti i detyruar të dekretoj ligjin, nëse i njëjti miratohet për herë të dytë nga Kuvendi.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667