INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Maqedoni, rrezik konflikti? Vendi pezull, presidenti nuk mandaton qeverinë [Video]

Publikuar më: 16:43 02-03-2017

Tensionohet situata në Maqedoni pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, për të mos ia dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të Lidhjes Social Demokrate Zoran Zaev. Ivanov deklaroi publikisht se nuk do t’ia japë mandatin kreut të LSDM për shkak se ai ka pranuar platformën shqiptare, e cila sipas tij cënon dhe pavarësinë e sovranitetin e vendit. Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe ragimi I menjëhershëm I partive shqiptare, të cilat e kanë konsideruar këtë si një moment shumë shqetësues për vendin, pasi sipas tyre vet presidenti ka shkelur kushtetutën e vendit. Ndërkohë partia e Gruevskit VMRO, është shprehur publikisht se do e mbështes LSDM-në nëse heq dorë nga platforma shqiptare. Ambasadori amerikan në Shkup, Jess L. Baily, i ka bërë thirrje presidentit Ivanov që ta shqyrtojë edhe njëherë vendimin për mosdhënien e mandatit. Baily, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale në vend ndërsa iu bëri thirrje fqinjëve të Maqedonisë që të tregohen të përmbajtur dhe të jenë konstruktiv, në këtë moment, shumë të ndjeshëm politik. Kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë kritikuar deklaratën e Ivanov për platformën shqiptare. Ata mbajtën qëndrim duke theksuar se pa shqiptarët nuk mund të ketë Maqedoni. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se nesër mund të mblidhet parlamenti për të zgjedhur kryetarin e kuvendit. Ndërkohë analistët nuk përjashtojnë mundësinë se kjo situatë mjaft e tensionuar mund ta çojë Maqedoninë drejt një konflikti civil.

Article Logic
Execution time: 0.003410816192627