INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Maqedoni, rritet besimi te Amerika. Humbet te Rusia, BE po aq e dashur sa edhe Turqia [VIDEO]

Publikuar më: 17:06 19-09-2017

Në kohën kur Rusia po tenton të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan,banorët e shteteve kthejnë sytë nga Amerika. I tillë është rasti i Maqedonisë ku besimi te një superfuqi si SHBA është rritur. Një anketë e realizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) ku ishte përfshirë edhe pyetja “Cili shtet mendoni se i ndihmon më së shumti Maqedonisë?” nxori në pah rritjen e besimit të maqedonasve te amerikanët. Qytetarët e Maqedonisë i janë përgjigjur pyetje duke treguar sa besimi te SHBA-të është rritur nga 17 në 22 për qind.  Ndërkohë rezultatet e anketës treguan se besimi te Rusia është përgjysmuar, duke rënë nga 11 në 6 për qind. Në vendin e dytë është renditur Bashkimi Evropian me 18 për qind. Por ajo që çudit është fakti se maqedonasit kanë vendosur ti besojnë jo vetëm perëndimit por edhe Lindjes. Anketa tregoi një rritje të besimit edhe ndaj Turqisë, nga 15 në 18 për qind. Besimi te Gjermania mbetet konstant në 6 për qind, kurse te Kina ka rënë nga 3 në 1 për qind.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504