INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Maqedoni, tentohet të digjet muzeu i gjuhës shqipe [Video]

Publikuar më: 18:42 07-03-2017

Pas debateve për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, në Maqedoni, festa e mësuesit ka nisur me incidente. Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe është sulmuar nga katër persona të cilët kanë tentuar t’i vënë zjarrin ndërtesës. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e të martës kur personat kanë hedhur një shishe molotovi drejt muzeut por pa mundur të djegin ndërtesën. Autoret kanë thyer vetëm xhamat e dritareve. VMRO-DPMNE ka dënuar incidentin e ndodhur në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, por sipas saj ky mund të jetë një skenar për të hequr vëmendjen nga ngjarjet aktuale. Edhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë e ka dënuar këtë akt. Kreu i LSDM Zoran Zaev mësohet se po zhvillon takime me ambasadorët e huaj, gjë që mund të sjellë ndonjë zhvillim të ri për zgjidhjen e situatës. Zaev ka deklaruar për mediat e huaja se hapat e gabuar mund të ndezin zjarrin në këtë shtet. Kaosi politik që ka përfshirë Maqedoninë duket se do të vijojë. Një ditë më parë qytarët maqedonas dolën sërish në protestë duke kundërshtuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Në të njëjtën kohë protesta u zhvillua edhe në 20 qytete të tjera. Por edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka reaguar duke kërkuar nga SHBA-të, BE-ja, NATO-ja dhe Turqia që të dënojnë dhe ta hedhin poshtë platformën e partive shqiptare për shkak të siç ka thënë “përmbajtjes së saj të rrezikshme për shtetin e Maqedonisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324