INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia e Veriut s'do të përzihet me Shqipërinë, kërkesë BE-së të trajtohet veçmas

Maqedonia e Veriut s'do të përzihet me Shqipërinë, kërkesë BE-së të trajtohet veçmas

Publikuar më: 11:49 30-08-2019

Maqedonia e Veriut kërkon që prej Bashkimit Europian të trajtohet veçmas nga Shqipëria, sa i përket procesit të saj të integrimit. Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov në një komunikim me gazetarët në Helsinki të Finlandës, u pyet nëse Maqedonia e Veriut rrezikon negociatat për shkak se po trajtohet së bashku me Shqipërinë. Ai theksoi se vlerësimi nuk duhet të jetë në paketë dhe secili vend të marrë vlerësimet që i takojnë.“Ky është një proces i bazuar në meritë dhe në këtë proces duhet t’i vlerësosh vendet të ndara. Nuk dua të flas për “paketë”. Dy nga dy është mirë, dy është më mirë se një, por gjithashtu mendoj se një është më mirë se zero. Dhe ne nuk kemi luksin të humbasim mundësinë për sukses, jo në Evropë, jo këtë vit”, deklaroi Dimitrov.

Një kërkesë e tillë ka aritikuluar më parë edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që nxiti reagimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Shefi o qeverisë shqiptare, në reagimin e tij ndaj Presidentit Pendarovski tha se një qasje e tillë është e çudishme, jo e drejtë dhe jo praktike. Vendimi mbi hapjen e negociatave apo jo për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret më 18 tetor.
Shumë zyrtarë të huaj kanë thënë se shteti fqinj ka më shumë shanse se Shqipëria për vendim pozitiv nga ana e Këshillit Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0030999183654785