INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia e Veriut drejt fazës finale, ç’ndodh në parlamentin grek

Maqedonia e Veriut drejt fazës finale, ç’ndodh në parlamentin grek

Publikuar më: 17:52 23-01-2019

Marrëveshja e Prespës hyn sot në fazën finale dhe më kritike. Në parlamentin grek kanë nisur diskutimet dy ditore, të cilat do të mbyllen me votimin e marveshjes.

Pas këtij momenti Maqedonia do të njihet me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Qeverisë së kryeministrit grek Aleksis Cipras, i duhen minimum 151 vota të cilat i ka të sigurta që pas votëbesimit në Kuvend.Por mediat e vendit fqinj shkruajnë se Cipras ka siguruar mbështetjen edhe të disa deputetë të tjerë të opozitës.

Pas diskutimeve në parlament, ligjvënësit do të shprehen me vote këtë të enjte.

Ndërkohë mijëra qytetarë grek kanë paralajmëruar mbajtjen e protestave të tjera të enjten në Athinë. Edhe këtë të dielë me mijëra qytetarë grekë dolën në rrugët e kryeqytetit Helen duke mbajtuar në duar postera ku lexohej se Maqedonia është Greqi, nuk munguan as përplasjet me forcat policiore.

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666