Në Maqedoninë e Veriut mbyllet këtë të premte fushata për zgjedhjet presidenciale, e nga mesnata nis heshtja zgjedhore. Në garë janë tre kandidate, të gjithë akademikë, asnjëri politikan.
Ata janë: Stevo Pendarovski cili mbështetet nga Social-Demokratët , profesorja Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja e parë grua e këtij vendi e propozuar nga partia opozitare VMRO DPMNE, dhe shqiptari Blerim Reka, ish-ambasador në Bashkimin Evropian, i cili mbështetet nga dy parti shqiptare Besa dhe Aleanca për Shqiptaret.
Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave, dy emrat me më shumë vota do të shkojnë në balotazh.