Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të zgjedhin këtë të dielë presidentin e ri.
Në raundin e dytë të presidencialeve votuesit zgjedhin midis dy kandidatëve Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski.
Sipas kandidatit të propozuar nga koalicioni qeverisës Pendarovskit, mbështetja për të do të thotë aderim i sigurt në Bashkimin Europian, vazhdim i reformave.
Rivalja e tij nga radhët e partisë opozitare VMRO DPMNE Gordana Siljanovska- ka prioritet sundimin e ligjit.
Votat e shqiptareve janë vendimtare për të zgjedhur kreun e ri te shtetit ndaj edhe kandidatët kanë kërkuar vazhdimisht mbështetjen e tyre.