INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia i rikthehet normalitetit

Maqedonia i rikthehet normalitetit

Publikuar më: 08:13 28-04-2017

Një ditë pas dhunës në Kuvendin e Maqedonisë, situata i është kthyer normalitetit.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se në ambientet e Kuvendit është rivendosur rendi dhe qetësia.

Nga MPB njoftojnë se pas trazirave të shkaktuara, do të ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve, pronave dhe sigurimin e gjendjes stabile të sigurisë.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjithsej 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në Spitalin e Qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 77 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.

MPB bën të ditur se tanimë të gjithë janë larguar nga hapësirat e Kuvendit, ndërsa protestuesit akoma po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102