INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Maqedonia, mbetet peng. Gruevski e Ivanov akuza për shqiptarët [Video]

Publikuar më: 18:14 06-03-2017

Formimi i qeverisë së re të Maqedonisë duket se ka mbetur peng i drejtuesit të institucionit më të lartë shtetëror, presidentit maqedonas. Analistët shprehen se presidenti Gjorge Ivanov nuk mund ta mbajë peng konstituimin e organeve shtetërore duke refuzuar dhënien e mandatit. Sipas tyre deputetët duhet të ndërhyjnë me veprime për të kryer konstituimin e organeve. Ndërkohë midis forcave politike kanë vijuar akuzat e ndësjellta. LSDM akuzon Gruevskin dhe Ivanovin për shkelje të Kushtetutës të Maqedonisë. Nëpërmjet një deklarate për mediat kjo forcë politike ka bërë të ditur se është e papranueshme dhe e patolerueshme që Gruevski të nxisë ndarje në Maqedoni dhe të përdrorë dhunë. Kjo për faktin e vetëm se qytetarët kanë zgjedhur ndryshimin, ndërsa ai ka humbur pushtetin. Ndërkohë Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski i ka mëshuar sërish idesë se platforma është nënshkruar në Tiranë. Sipas tij “futja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare favorizon bashkësinë etnike shqiptare dhe anashkalon bashkësitë e tjera”. Gruevski thotë se hartimi platformës u bë nën përkujdesjen e shtetit shqiptar, u nënshkrua në po këtë shtet dhe nën përkujdesjen e një kryeministri tjetër, kryeministrit Edi Rama. Sipas tij ky fakt u vërtetua edhe nga njëra nga partitë që mori pjesë atje ,partia shqiptare BESA. VMRO-DPMNE këmbëngulë sërish dhe i ofron Zaevit mbështetje për krijimin e qeverisë nëse e hedhë poshtë “Platformën e Tiranës”. Ndërkohë kryetarja e komunës së Tetovës dhe njëherazi nënkryetarja e BDI Teuta Arifi i bëri thirrje Nikolla Gruevskit që mos të nxis tensione ndëretnike. Sipas Arifit “historia ka treguar se urrejtja ndëretnike nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e tejkalimeve të problemeve”. Nënkryetarja e BDI adresoi kritika ndaj Gruevskit pas takimit që zhvilloi me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar. Lideri I VMRO-DPMNE Nikolla Gurveski po bën thirrje për të ndaluar gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986