INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia ndryshon emrin, reagojnë Meta dhe Bushati: Vendim i rëndësishëm historik për gjithë rajonin

Maqedonia ndryshon emrin, reagojnë Meta dhe Bushati: Vendim i rëndësishëm historik për gjithë rajonin

Publikuar më: 23:42 11-01-2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përshëndet konsensusin e arritur në Parlamentin e Maqedonisë dhe votimin në favor të ndryshimeve kushtetuese që do t’i japin jetë Marrëveshjes së Prespës dhe i çelin Maqedonisë përfundimisht rrugën euroatlantike.

“Ky është një vendim i rëndësishëm historik për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit”, – vlerëson Presidenti Meta.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta përshëndet përkushtimin e Kryeministrit Zaev, si dhe të faktorit shqiptar të Maqedonisë, që mundësuan konsensusin e nevojshëm dhe i hapën vendit rrugën pakthim drejt NATO-s e BE-së.

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht Maqedoninë e të gjithë fqinjët e saj në rrugën e integrimit euroatlantik”, – nënvizon Presidenti Meta.

Edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, përshëndeti ndryshimet kushtetuese në Maqedoni për të mundësuar ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë.

“Votimi përfundimtar i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti maqedonas është një demonstrim i qartë i aftësisë politike për të hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar. Urime”, shkroi Bushati në Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672