Maqedonia ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen përballë Shqipërisë që do të zhvillohet në datë 5 shtator në Strumicë.
Maqedonia e sfidon kombëtaren kuqezi me 4 futbollistë shqiptarë; Ferhan Hasani, Ezgjan Alioski, Visar Musliu dhe Enis Bardhi.
Në ditët në vijim pritet që të publikojë listën edhe trajneri i kombëtares së Shqipëri, Kristian Panuci.
Sfida përballë Maqedonisë do të jetë e para për trajnerin e ri italian të Shqipërisë, ndërsa në Maqedoni pritet një atmosferë entuziaste në mbështetje të kuqezinjve.