Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni kanë nisur sot me votimin duke filluar nga ora 07:00, në gjithë territorit e Republikës së Maqedonisë ka filluar procesi zgjedhor.
Të drejtë vote në zgjedhjet e së dielës kanë rreth 1.8 milionë shtetas të Maqedonisë, të cilët pritet të zgjedhin përbërjen e re parlamentare prej 120 deputetësh.
Zgjedhjet do të mbikëqyren nga rreth 5 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë. Ato mbahen sipas sistemit proporcional me listat të mbyllura në gjashtë njësi zgjedhore, ku në çdonjërën prej tyre zgjidhen nga 20 deputetë.
Në garë për këto mandate janë 11 lista të partive politike.
Në zgjedhje marrin pjesë:
- Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI),
- Partia Demokratike Shqiptare (PDSH),
- Kolaicioni "Aleanca për Shqiptarët",
- Koalicioni Lëvizje me Besë,
- Partia për Prosperitet Demokratik (PPD),
- Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE,
- Koalicioni i kryesuar nga LSDM,
- Koalicioni Për Ndryshime dhe Drejtësi-Blloku i Tretë",
- Partia Liberale dhe VMRO-për Maqedoni.
Vendvotimi mbyllet në orën 19:00, ndërsa personat të cilët kanë qenë në objekt do t’ju mundësohet të votojnë.
Ndërprerje të votimit mund të ketë përderisa në vendvotim prishet rendi derisa ai nuk vendoset, në rast të motit të keq dhe rrethanave tjera të jashtëzakonshme, nëse kalimin deri te vendvotimi nuk e siguron policia dhe për këtë ka pasur nevojë dhe përderisa policia është thirr dhe nuk i është përgjigjur thirrjes.
Përderisa votimi ndërpritet më herët se një orë kjo nuk vazhdon pas orës 19:00, por nëse është ndërprerë më gjatë se tre orë nuk vazhdon të njëjtën ditë.
Procesverbale dhe materialet tjera zgjedhore, bordet zgjedhore e dorëzojnë deri te KZHK-ja në afat prej pesë ore pas përfundimit të votimit. KZHK-ja kompetente i grumbullon rezultate nga votimi, përbën procesverbal dhe ia dorëzon KSHZ-së.
KSHZ-ja rezultatet e para nga votimi të marra përmes rrugës elektronike i publikon rradhazi, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KZHK-ja në afat prej 12 ore pas përfundimit të zgjedhjeve.
KSHZ-ja, rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet i publikon në afat prej 24 ore nga dita e përfundimit të tyre