INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maradona: Droga për pak më vrau, e lashë vetëm prej…

Maradona: Droga për pak më vrau, e lashë vetëm prej…

Publikuar më: 14:09 11-09-2018

Eshtë zhvilluar konferenca e parë për shtyp e Diego Armando Maradonës si trajneri i ri i Dorados de Sinaloa, klubit që luan në Primera A, ligën e dytë meksikane.

Një rajon, ai i Sinaloa, i cili deri më tani ishte i njohur në botë për shkak të shenjës së zotërve të drogës, që prej atje veprojnë dhe e shtrijnë trafikun e saj në të gjitha kontinentet. Maradona foli në konferencë edhe për këtë pjesë të jetës së tij:

“Unë kam pasur shumë probleme në jetën time. Tani më duhet ta marr përsipër këtë përgjegjësi si një njeri që merr në krahë një fëmijë. Dua t’iu shpjegoj se, kur përdorja drogë, njerëzit u prishën me mua.

Hoqa dorë nga doping, në sajë të vajzave të mia. Unë nuk jam këtu me pushime. Dua që të punojnë shumë, t’i ndihmoj lojtarët e mi. Tifozët duhet të jetë në anën tonë, me ta do të jetë e vështirë të na mundë kush”.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936