Kombëtarja e Argjentinës eleminua nga Kupa e Botës dhe menjëherë pas kësaj vërshyen kritikat ndaj skuadrës dhe ndaj Messit.
Legjenda e Argjentinës, Maradona i ka dalë në mbështetje Lionel Messit, duke thënë se pa të Argjentina do të ishte një Kombëtare modeste.
“Messin e kam parë të vetëm. E lanë të luanin edhe si lojtar 9 fals por askush nuk e shërbeu në zonë dhe u detyrua të rikthehet sërish për ta marrë topin. Ka bërë asistim ka tentuar golin dhe ka dhënë gjithçka nga vetja”, tha Maradona.
“Me përjashtim të Messit, nëse e heqim atë nga Kombëtarja atëherë jemi një ekip modest”, shtoi më tej legjenda e Argjentinës.