Goli i Marcos Rojo në minutat e fundit në ndeshjen mes Argjentinës dhe Nigerisë, çoi peshë të gjithë tifozët e Argjentinës.
Festa ishte e çmendur edhe për legjendën argjentinase, Diego Armanda Maradonën. I fiksuar nga kamerat, Maradona i ngre gishtin e mesit gjatë festimeve, dhe drejtohet poshtë.
Mirëpo përveç Maradonës dhe tifozëve edhe bashkëshortja e Messit është gëzuar jashtë mase për kualifikimin e Argjentiës dhe ka reaguar me anë të një fotoje në Instagram.
Ajo ka publikuar foton e Messit pas festimit të golit dhe shkruan: “Vamosssss Mi Amorrrrrrr” dhe ka vendosur disa emoji si për të na treguar se ka qarë nga gëzimi. Kushedi sa shumë ka bërtitur Antonella!