U finalizua sot maratona 3 ditore e CrossCountry me xhiron e fundit dhe ndarjen e çmimeve në liqenin e sakut të vjetër.
Në këtë garë biçikletash morën pjesë rreth 25 konkurrent që kapërcyen dhe kufijtë e Shqipërisë.
Ky është Danieli që ka braktisur Zvicrën për të jetuar në Shqipëri dhe tashme jo vetëm që flet shumë mirë shqip por merr pjesë dhe në gara duke sfiduar terrenin shqiptarë.
3 Ditë gara në terren të vështirë dhe me mot me shi u shpërblye sot me ndarjen e disa çmimeve.
Por kjo nuk është gara e fundit, Bike Clube Tirana premton se do të rikthehen përsëri vitin tjetër, me një garë ndërkombëtare.