INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maratona e Tiranës, ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve [FOTO]

Maratona e Tiranës, ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve [FOTO]

Publikuar më: 18:54 11-10-2017

Në kuadër të përgatitjeve dhe marrjes së masave për mbarëvajtjen e Maratonës së Tiranës 2017 në disa akse kryesore që do të përbëjnë dhe itinerarin e saj, do të ndalohet parkimi i makinave. Nisur nga masiviteti i një ngjarje të tillë sportive me përmasa ndërkombëtare dhe për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës dhe sigurinë e vrapuesve, Agjencia “Tirana Parking” ka nisur njoftimin e të gjithë qytetarëve që janë përdorues të makinave që nisur nga data 13 Tetor, ora 14:00 në deri në datë 15 Tetor ora 14:09, nuk do lejohet parkimi i automjeteve në 5 akse rrugore.

Konkretisht nuk do lejohet parkimi i automjeteve në të dy anëtarët: Bulevardit “Zogu i Parë”, Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, rrugës së “Kavajës”, rrugës “Ibrahim Rugova” dhe rrugës “Lekë Dukagjini”. Për këtë arsye nisur nga ora 14:00 e datës 13 Tetor “Tirana Parking” i bënë thirrje qytetarëve, përdorues të vendparkimeve me dhe pa pagesë, se duhet të lirojnë të gjitha vendparkimet në këto akse. Në të kundërt Tirana Parking bënë të ditur se do jetë e detyruar ti spostojë automjetet me karotrec.

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka informuar më parë qytetarët për kufizimi i qarkullimit të automjeteve në disa akse rrugore duke filluar nga ora 00:00 të datës 13 Tetor deri në orën 14:00 të datës 15 Tetor. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet si më poshtë:

1- Ndalohet qarkullimi në sheshin "Nënë Tereza" nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.

• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët "Ibrahim Rugova", "Papa Gjon Pali II" dhe në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

2- Ndalohet qarkullimi në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Rr. "Lek Dukagjini" dhe sheshin "Nënë Tereza" në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.

• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën "Ibrahim Rugova", "Papa Gjon Pali II", "Rruga e Elbasanit" dhe "George Ë Bush".

3- Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore "Lek Dukagjini", "Ibrahim Rugova", "Rruga e Kavajës", deri tek rrethrrotullimi përballë "Kishës Orthodokse", "Ded Gjo Luli", Bulevardi "Zogu I", "Urani Pano", "Rruga e Barrikadave", "George Ë Bush", "Abdi Toptani" dhe Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët "Unaza e Mesme" përveç segmentit ura e "Drejtorisë së Policisë" deri tek "Rruga e

Elbasanit", "Sami Frashëri", "Papa Gjon Pali II", "Rruga e Elbasanit" dhe "George Ë Bush" deri te "Murat Toptani", "Vaso Pasha", "Myslym Shyri" deri tek "Sami Frashëri", "Hoxha Tahsin" deri tek sheshi "Avni Rustemi".

4- Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:

• Rruga "e Elbasanit" do të devijohen tek "Ura e Lanës".

• Rruga "Hoxha Tahsin" do të devijohen tek sheshi "Avni Rustemi".

• Rruga "e Dibrës" do të devijohen tek "Medreseja".

• Rruga" e Kavajës" do të devijohen tek "21 Dhjetori".

• Bulevardi "Zhan D'Ark" dhe Bulevardi "Bajram Curri" do të devijohen tek ura e "Drejtorisë së Policisë" dhe tek ura e "Rruga e Elbasanit".

Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës. Ndërkohë që, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza.

Gjysmë Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe. /Newsbomb.al

maraton.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768