INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maratona e Tiranës,kufizohet qarkullimi, rrugët e bllokuara janë...

Maratona e Tiranës,kufizohet qarkullimi, rrugët e bllokuara janë...

Publikuar më: 09:50 14-10-2017
Në Tiranë këtë fundjavë zhvillohet Maratona e Tiranës ku do të marrin pjesë rreth 2500 vrapues.
 
Duke nisur nga orët e para të ëmngjesit bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ është I bllokuar.Devijime do të ketë edhe transporti publik.
 
 Kufizimi i qarkullimit (dhe i parkimit) të automjeteve është si më poshtë:
 
1-      Ndalohet qarkullimi në sheshin "Nënë Tereza" nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.
 
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët "Ibrahim Rugova", "Papa Gjon Pali II" dhe në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
 
2-      Ndalohet qarkullimi në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Rr. "Lek Dukagjini" dhe sheshin "Nënë Tereza" në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.
 
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën "Ibrahim Rugova", "Papa Gjon Pali II", "Rruga e Elbasanit" dhe "George Ë Bush".
 
3-      Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore "Lek Dukagjini", "Ibrahim Rugova", "Rruga e Kavajës", deri tek rrethrrotullimi përballë "Kishës Orthodokse", "Ded Gjo Luli", Bulevardi "Zogu I", "Urani Pano", "Rruga e Barrikadave", "George Ë Bush", "Abdi Toptani" dhe Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.
 
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët "Unaza e Mesme" përveç segmentit ura e "Drejtorisë së Policisë" deri tek "Rruga e Elbasanit", "Sami Frashëri", "Papa Gjon Pali II", "Rruga e Elbasanit" dhe "George Ë Bush" deri te "Murat Toptani", "Vaso Pasha", "Myslym Shyri" deri tek "Sami Frashëri", "Hoxha Tahsin" deri tek sheshi "Avni Rustemi".
 
4-      Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:
 
• Rruga "e Elbasanit" do të devijohen tek "Ura e Lanës".
 
• Rruga "Hoxha Tahsin" do të devijohen tek sheshi "Avni Rustemi".
 
• Rruga "e Dibrës" do të devijohen tek "Medreseja".
 
• Rruga" e Kavajës" do të devijohen tek "21 Dhjetori".
 
• Bulevardi "Zhan D'Ark" dhe Bulevardi "Bajram Curri" do të devijohen tek ura e "Drejtorisë së Policisë" dhe tek ura e "Rruga e Elbasanit".
 
Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës. Ndërkohë që, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza.
 
Gjysmë Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “Ëe too”, gara për persona me aftësi ndryshe.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.003838062286377